Vendosja e kryeqytetit të Kosovëss në hartë si destinacion turistik

Më 21 maj 2018 u mbajt një punëtori një-ditore për analizimin e destinacionit ku morën pjesë një grup i gjerë i akterëve të sektorit të turizmit nga Prishtina që punojnë në sfera të ndryshme – nga operatorë dhe guida turistikë e deri tek pronarë të restoranteve dhe bujtinarë të Airbnb.

Punëtoria u fasilitua nga ekspertja e turizmit nga Swisscontact, Veronika Schanderl. Qëllimi i punëtorisë ishte të gjenerojë kohezion të mendimeve dhe veprimeve ndërmjet akterëve nga sektori privat dhe publik për të vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike. Punëtoria është pjesë e aktiviteteve që kanë nisur pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Swisscontact-it dhe Komunës së Prishtinës për zhvillimin e sektorit të turizmit në kryeqytetin e vendit.   

“Mbi 200,000 vetë e vizitojnë Prishtinën do vit, numër që është në rritje, rreth 30% në vit. Ne si komunë duam ta shfrytëzojmë momentumin për të fasilituar edhe më mirë këtë fluks të turistëve, duke krijuar eksperienca më të mira, produkte më të mira dhe të sigurohemi që turistët rikthehen. Duam ta promovojmë Prishtinën si e meriton”.