Ekipi ynë

Argjentina Grazhdani

Menaxhere Programi

Ka punuar në programe në fusha si reagimi dhe ndihma humanitare, ndihma humanitare në situate emergjente, demokratizim dhe qeverisje dhe zhvillim të sektorit privat. Znj. Grazhdani ka përvojë të gjatë në Ballkan dhe rajonin e sub-Saharasë.  Pasi punoi për 9 vite për USAID në Kosovë, Znj. Grazhdani vijoi përvojën e saj të zhvillimit ndërkombëtar me UNDP në Sudan dhe Somali ku ka punuar në programe për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së mjaltit, susamit, industrisë së peshkimit dhe arrave të tokës si dhe me programe për punësimin e të rinjve përmes zhvillimit të sektorit privat. Ajo ka përvojë të gjerë me zbatimin e qasjes MSD (Zhvillimi i Sektorit të Tregut) dhe me përdorimin e standardeve të DCED-së për matje të rezultateve. Znj. Grazhdani ka master në sociologji.

Fisnik Reçica

Zëvendësmenaxher Programi

Përveç përvojës në menaxhim programesh, Fisnik sjell në PPSE përvojë të gjerë nga zhvillimi i sektorit privat. Ai ka punuar për katër vjet për Institutin Riinvest si hulumtues i lartë. Ka punuar edhe në ProCredit Bank si analist i proceseve bankare dhe si analist i huave korporative. Fisniku ka përvojë të gjatë prej rreth tetë vitesh pune me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ai ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e "Inovacionit dhe performancës së kompanive" pranë Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar, ku më herët ka përfunduar MSc në Economics for Business Analysis.

Agim Malazogu

Logjistikë

Agimi ka përvojë të gjatë profesionale në fushën e administratës dhe logjistikës në kuadër të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Prishtinë dhe me Swisscontact. Ai ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme në fushën e aftësimit dhe arsimit profesional me shkollën e mesme profesionale për teknologji, bujqësi dhe ekonomi. Agim ka përfunduar studimet për ekonomi pranë Universitetit të Prishtinës. Ai ka përfunduar me sukses shumë programe trajnimi në fushën e TI-së, përfshirë dhe certifikatat ECDL.

Alida Muhaxhiri

Fasilituese sektori

Si inxhinierer e bujqësisë me focus mbrojtjen e bimëve, e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës, Alida është pjesë e ekipit të Ushqimit dhe Përbërësve Natyrorë. Detyrat e saj kyçe përfshijnë fuqizimin e sistemit të bujqësisë së kontraktuar, shfrytëzimin e kapaciteteve të ekspertizës lokale dhe sektorin e konditorisë. Para se të bëhej pjesë e PPSE, ajo ka punuar për pesë vite në sektorin bankar në Kosovë. Para përvojës në banka, Alida ka punuar për Swisscontact “Programi për Zhvillimin e Biznesit të Grave” në Gjakovë. Alida është përgjegjëse edhe për gjithëpërfshirjen e perspektivës gjinore në PPSE.

Avni Ramadani

Fasilitues Sektori

Avniu ka mbi 16 vjet përvojë pune në menaxhim të projekteve, bujqësi dhe zhvillim ekonomik rural, politika dhe statistika bujqësore, gjenerim të të ardhurave dhe zinxhirë të vlerave dhe me qasjen LEADER. Ai ka punuar për UN/FAO dhe disa projekte të financuara nga BE-ja dhe të implementuara nga organizata ndërkombëtare, përfshirë INFOGROUP Consulting, NR International, GFA Consulting Group, EGIS BDPA, AAM Consulting, GIZ dhe IADK. Avniu ka diplomë universitare në shkencat bujqësore nga Universiteti i Prishtinës dhe aktualisht po bën masterin në ekonomi bujqësore dhe ushqimore pranë Universitetit të Prishtinës.

Besnik Cecelia

Fasilitues Sektori

Besniku ka rreth nëntë vjet përvojë pune si konsulent në fushën e zhvillimit ekonomik,mjedisit mundësues për biznes, tregtisë ndërkombëtare dhe analizimit të zinxhirit të vlerave. Ai ka përvojë me organizata si Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Oda Ekonomike e Kosovës dhe me sektorin privat. Specializimet e tij përfshijnë Zhvillimin e Zinxhirit të Vlerave MSD (M4P), menaxhim të projekteve, zhvillim të sektorit privat, biznes gjithëpërfshirës dhe tregti ndërkombëtare. Besniku ka bachelor në biznes ndërkombëtar dhe është duke bërë masterin në ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal në Maqedoni. 

Blerina Batusha Xërxa

Fasilituese Sektori

Me arsimim të lartë në biznes, Blerina ka mbi dhjetë vite përvojë pune në marketing, zhvillim ekonomik, banka, mjedis mundësues të biznesit dhe zhvillim të turizmit, si në sektorin privat, ashtu dhe me organizata ndërkombëtare si: BE, USAID, Banka Botërore dhe Sëisscontact. Ajo është përgjegjëse për sektorin e turizmit pranë programit PPSE. Blerina ka bachelor në administrim biznesi nga American College of Thessaloniki dhe MBA nga University of Sheffield. 

Dren Zatriqi

Fasilitues Sektori

Dreni ka mbi dymbëdhjetë vjet përvojë profesionale të kombinuar në industrinë e bankave dhe të mikrofinancës, pasi ka punuar për ProCredit Bank, FINCA, si dhe përvojë në sektorin e furinizimit me energji elektrike, pasi ka punuar edhe për institucionin shtetëror KEDS dhe për projektin e financuar nga USAID-i që ka përkrahur përmirësimin e performancës së KEDS-it. Para se të bëhej pjesë e PPSE-së, Dreni ka fituar përvojë në fushën e shitjeve në sektorin privat. Si lojtar profesionist i basketbollit, Dreni ka luajtur për Ligën e Basketbollit të Kosovës. Ai është bachelor për Menaxhim të Turizmit dhe Hotelerisë nga Universiteti i Prishtinës.  

Fisnik Bajrami

Zyrtar i Monitorimit dhe Matjes së Rezultateve

Para se të bëhej pjesë e PPSE-së, Fisniku ka punuar në Institutin Riinvest për katër vjet, ku ka qenë pjesë e një sërë projektesh kërkimore dhe zhvillimore. Ai ka edhe përvojë si ligjërues i disa lëndëve pranë Kolegjit Riinvest. Fisniku ka përfunduar studimet në American University në Bullgari në vitin 2009 për ekonomi, shkenca politike dhe studime ndërkombëtare dhe studime evropiane si dhe ka fituar titullin e MSc për Politika Ekonomike pranë University of London.

Hana Hoxha

Fasilituese Sektori

Hana ka më shumë se 10 vjet përvojë pune kryesisht në sektorin privat me ekspertizë të gjerë në inteligjencë të tregut, zhvillim të produkteve dhe fushata promovuese. Përveç përvojës në sektorin privat, ajo është angazhuar në institucione të qeverisë dhe akademike me projekte të ndryshme. Hana ka diplomuar nga The University of Sheffield International Faculty në studime të biznesit dhe marketing dhe më vonë ka përfunduar MBA pranë të njëjtit universitet

Ibrahim Bejtullahu

Menaxher i Fondit të Oportuniteteve

Ibrahimi ka mbi 16 vjet përvojë pune në sektorin e zhvillimit, me fokus të posaçëm tek grantet, financa, dizajnimi dhe implementimi i programeve për zhvillim të komunitetit, ngritje të kapaciteteve, gjenerim të të ardhurave dhe mikrofinancë. Ai e ka fituar këtë përvojë nga puna me OJQ ndërkombëtare në Kosovë si Mercy Corps, Institute for Sustainable Communities, Danish Refugee Council dhe International Rescue Committee. Ai sjell dhe përvojë të gjatë në sektorin privat si pronar i një biznesi. Ibrahim ka MBA Ekzekutive nga University for Business and Technology i mbështetur nga Vienna Institute of Technology, ka diplomë në Praktikat e Zhvillimit Lokal nga National University of Ireland-Galëay dhe është i certifikuar për Menaxhim të Projekteve për Profesionistë të Sektorit Zhvillimor - PMD Pro1 nga APMG.

Ivana Bozić

Fasilitatore e Fondit të Gjithëpërfshirjes Sociale dhe për Minoritete

Ivana ka përvojë të gjatë pune në rajon me organizata vendore dhe ndërkombëtare, kryesisht si hulumtuese për të drejtat e njeriut dhe konsulente e programeve zhvillimore. Në kuadër të PPSE-së, Ivana është përgjegjëse për gjithëpërfshirjen e minoriteteve në të gjithë sektorët. Ajo ka MA për Studime të Konflikteve pranë Singidunum University dhe BA për shkena politike pranë Belgrade University. Si pjesëmarrëseve e TLP-SP, ajo ka marrë certifikatë profesionale për Menaxhim të projekteve nga UCLA Extension, Kaliforni. 

Linda Baleta

Specialiste për PR & Komunikim

Linda ka mbi 20 vjet përvojë pune në fushën e komunikimit strategjik, marrëdhënieve publike (PR), media, gjithëpërfshirje sociale dhe gjinore. Ajo ka punuar për disa projekte të financuara nga USAID-i Kosovë në fushën e zhvillimit të sektorit privat, ndërmarrësisë së të rinjve dhe sundimit të ligjit. Para kësaj, Linda ka punuar për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në kuadër të Departamentit të Drejtësisë dhe më parë si gazetare, redaktore dhe përkthyese. Linda ka përvojë si mentore dhe trajnere, kryesisht në programe që mbështesin gratë në biznes dhe si copyëriter për organizata të ndryshme. 

Lindita Daka

Udhëheqëse e Financave dhe Administratës

Lindita ka mbi 18 vjet përvojë pune profesionale në administratë dhe financa. Ajo ka sjellë në ekip përvojë të gjatë profesionale nga organizata Care International ku ka punuar dhe përparuar me sukses deri në pozicionin e kontabilistes së lartë. Lindita ka diplomuar për ekonomi nga Universiteti i Prishtinës dhe është eksperte e kontabilitetit dhe mbikëqyrjes/kontrollit. 

Malva Govori

Fasilituese Sektori

Malva ka mbi 5 vjet përvojë pune në sektorin e zhvillimit të ekonomisë, industrisë dhe çështje të tregtisë. Ajo ka qenë e angazhuar edhe në sektor privat, edhe në institucione qeveritare dhe me organizata ndërkombëtare, si GIZ, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit (UNEP). Ajo ka qenë një nga pjesëtaret e ekipit konsultues pranë Recura për më shumë se dy vite, kryesisht e angazhuar si eksperte e qeverisjes korporative përmes intervenimeve të Recura-s dhe IFC-së në Kosovë. Malva ka mater në ekonomi, financa dhe menaxhim nga University of Bristol dhe bachelor në administrim biznesi dhe BA në marrëdhënie ndërkombëtare nga Webster University Geneva. 

Venera Dyla Azemi

Zyrtare për Kontabilitet dhe Mbështetje

Venera ka sjellë në PPSE përvojën e saj më shumë se 15 vjeçare në financa dhe kontabilitet, pasi ka punuar për ProCredit Bank, Raiffeisen, Grant Thornton, si dhe kompani të tjera të ndryshme. Venera ka punuar edhe për Zyrën e SHBA-ve në Kosovë (tani Ambasada e SHBA-ve). Ajo u bë pjesë e PPSE-së si Zyrtare për Kontabilitet/Sekretare. Venera ka bachelor në administrim biznesi dhe është në pritje të përfundimit të masterit pranë Kolegjit Dardania. 

Arta Kuçi

Praktikante

Arta ka kryer masterin pranë Fakultetit Ndërkombëtar të University of Sheffield në degën e Menaxhimit të Turizmit. Ajo ka kryer studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë. Arta ka 2 vite përvojë pune në sektorin publik dhe privat. Ajo ka qenë kryesisht e angazhuar me OJQ, sidomos me Erasmus Youth Projects të CESD-së dhe ka koordinuar projekte në kuadër të Good Performance Center. Më parë, ajo ka qenë e angazhuar për një periudhë të shkurtër pranë Minsitrisë së Administratës dhe Qeverisjes Lokale në kuadër të Departamentit për Zhvillim Rajonal.