October 11, 2017

Kujdestarë të certifikuar për fëmijët bëhen pjesë e tregut të punës në Kosovë

Puna me fëmijët është profesion i vërtetë. Si i tillë, kërkon njohuri se si rriten fëmijët apo shkathtësi për komunikim efektiv me fëmijët dhe prindërit e tyre. Ofruesit e shërbimeve të kujdesit për fëmijë duhet të jenë të kualifikuar dhe të trajnuar, që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime me standard të lartë dhe të ndihmojnë komunitetin me rritjen e fëmijëve.

Shoqata e Grave në Biznes SHE-ERA ka zhvilluar një program të specializuar të trajnimit për shëbrime të kujdesit, përfshirë dhe kujdesin për fëmijë. 92 persona, prej të cilëve 2 meshkuj, e kanë përfunduar këtë program dhe janë tashmë kujdestraët e ardhshëm të fëmijëve që mund të punësohen nga familjet apo institucionet edukative.

Narta Neziri Nuka është një nënë e re e një vajze 9 muajshe. Pas disa javësh ajo përfundon pushimin e lindjes dhe rikthehet në punë. Kur dëgjoi për programin e trajnimit nga SHE-ERA, ajo vendosi të punësojë një nga kujdestaret e sapo-diplomuara. “Më pëlqen fakti se ky shërbim ofron siguri dhe kujdestarë të trajnuar” tha ajo. Narta intervistoi disa kandidatë dhe menjëherë e kuptoi se Besarta ishte e duhura për foshnjen e saj. Besarta Berisha, aktualisht ndjek studimet master për sociologji të edukimit dhe është e lumtur me punën e saj të re. Ato e nënshkruan kontratën e punësimit dhe bashkërisht do të fillojnë një rrugëtim të ri, secila në drejtimin profesional që ka përzgjedhur.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *