Lansohen produkte të reja të turizmit në natyrë në Prizren

Kajake dhe çiklizmi janë dy aktivitete të reja që i janë shtuar listës së gjërave që vizitorët mund të bëjnë gjatë eksplorimit të Prizrenit. Të lansuara nga SUPERCAMPERS, një operator për turizëm të aventurës dhe në natyrë nga Kosova, këto dy produkte të reja, përveç pasurimit të ofertës së zonës së Prizrenit, gjithashtu do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Duke folur në ceremoninë lansimit të organizuar në kanionin Nashec pranë lumit Drini, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ky është një projekt i rëndësishëm për sektorin e turizmit, e cila është një prej fushave kryesore për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Këto dy produkte të reja u mbështetën nga Komuna e Prizrenit dhe projekti për Promovimin e Punësimit të Sektorit Privat.