October 12, 2017

Lansohet studimi për marrëdhënien ndërmjet prodhuesve të Kosovës dhe zinxhirëve tregtarë

Me 12 tetor 2017, Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizoi një konferencë të nivelit të lartë me synimin kryesor intensifikimin e dialogut publiko-privat për të përmirësuar marrëdhënien ndërmjet prodhuesve dhe përpunuesve vendorë dhe zinxhirëve tregtarë.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria të cilën ai e drejton është e përkushtuar për të gjetur “instrumenta që do t’i vendosin prodhuesit vendorë në të njëjtën pozitë me prodhuesit nga rajoni dhe me gjerë”.

Bashkë me Kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Shabani, Kryeministri Haradinaj nënshkroi Memorandumin që themelon Zyrën e Prodhuesve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Pjesa e dytë e konferencës u fokusua tek prezantimi i hollësishëm i gjetjeve dhe rekomandimeve të hulumtimit “Marrëdhënia Prudhues-Shitës me Pakicë” që është bërë nga Instituti Riinvest dhe me mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Qëllimi kryesor i këtij studimi është të vlerësojë çështjet mbizotëruese në Kosovë ndërmjet shitësve me pakicë dhe prodhuesve/përpunuesve vendorë, me theks të posaçëm tek sektori i përpunimit të ushqimit si dhe të rekomandojë masa efektive për të parandaluar praktika të padrejta tregtare që mund të cënojnë prodhuesit vendorë.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *