Mundësi: Danica Trboljevac

"Gjithmonë kemi kultivuar hikërr në fermën tonë familjare. Buka, pitet dhe pjekurinat e tjera nga hikrra të nënës sime ishin të famshme dhe njerëzit kërkonin vazhdimisht t’i blinin këto produkte. Pra, mendova se mund të fillonim biznesin e vërtetë, pasi tashmë e kishim një produkt unik dhe tregun. Kur e nisa biznesin, na mungonte hapësira ​​e mjaftueshme e prodhimit dhe kapaciteteve për të plotësuar kërkesën e blerësve individualë, furrave të tjera të bukës dhe zinxhirëve të shitjes me pakicë. Koha kur na erdhi mbështetja nga Swisscontact për t’u përballur me këto sfida ishte më se e duhura. Me këtë mbështetje, e kam ndërtuar furrën e bukës nga zeroja, bleva një furrë pjekjeje me kapacitet shumë më të madh si dhe pajisje të tjera. Gjithashtu përfitova këshillat e dy ekspertëve nga Korpusi i Ekspertëve Seniorë (SEC) të cilët më ndihmuan të përmirësoja cilësinë e produkteve, të shtoja produkte të reja, të përmirësoja marketingun dhe të gjeja kanale të reja të shitjeve. Me mbështetjen e Swisscontact, nëna ime dhe unë realizuam ëndrrën tonë për të drejtuar biznesin tonë dhe për të punësuar njerëz të tjerë. Tani po punoj në krijimin e një marke të fortë për produktet tona joindustriale nga hikrra dhe për zgjerimin e tregut më tej”. Danica Trboljevac.

http://60years.swisscontact.org/en/opportunities/eae/danica-trboljevac-kosovo.html