Mundësi: Nol Krasniqi

"Iu bashkova grupit të ngjitjes dhe ecjen në mal të qytetit që kur isha 17 vjeç. Pastaj fillova të punoja si udhërrëfyes malor, edhe pse kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të shndërrohej në karrierën time me kohë të plotë. Tani, fitoj jetesën si udhërrëfyes dhe bashkëthemelues i një kompanie për aktivitete turistike në natyrë. Kur vendosëm të bëjmë Zipline, e kuptuam se ishte e vështirë pasi na mungonte ekspertiza ose dikush që të na këshillonte se si ta ndërtonim dhe ta bënim funksional. Swisscontact siguroi jo vetëm mbështetjen financiare, por më e rëndësishmja, ata na sollën një ekspert i cili dha këshilla profesionale për ndërtimin e zipline si dhe për certifikimin e saj. Kështu, zipline në Kosovë është e vetmja e certifikuar ndërkombëtarisht në Ballkan. Me mbështetjen e Swisscontact, ne vazhduam me ndërtimin e Via Ferratas, dhe tani, qyteti ynë ka tre të tilla. Kemi arritur të rrisim numrin e turistëve që vijnë posaçërisht për të provuar Zipline dhe Via Ferrata. Kemi krijuar vende të reja pune dhe kemi kontribuar në rritjen ekonomike të qytetit tonë. Swisscontact, vazhdoni punën tuaj dhe ju falënderoj!", Nol Krasniqi.

http://60years.swisscontact.org/en/opportunities/eae/nol-krasniqi-kosovo.html