Përkrahje për prodhuesit e boronicave të Kosovës të eksportojnë në tregjet evropiane

Pajisja me certifikatën Global GAP hap mundësi për tregje të reja për prodhuesit e boronicave të Kosovës. Në PPSE ne organizuam një takim me një grup prej dhjetë prodhuesish të boronicave për të diskutuar modalitetet e marrjes së kësaj certifikate.

“Duke patur parasysh se 90% e boronicave që prodhohen në Kosovë eksportohe, kjo certifikatë merr rëndësi edhe më të madhe” tha Besnik Cecelia, Fasilitator në PPSE. Partneri ynë për këtë aktivitet është Shoqata Mjedra e Kosovës, që luan një rol me rëndësi në organizimin e sektorit dhe shpërndarjen e informacionit. Ndërsa PPSE do të sigurojë shërbimin e auditimit të jashtëm që u mundëson prodhuesve të marrin certifikatat, përfshirja e Mjedra e Kosovës mundëson çmim më të ulët për këtë certifikatë.