October 2, 2017

Prezantimi i industrisë në rritje të bimëve aromatike dhe mjekësore

Me 2 tetor 2017, kompania 99 LULE organizoi një ditë të hapur fushore në mjediset e veta të punës. Pronarja e kompanisë Havushe Bunjaku hapi dyert për fermerë të tjerë, nxënës dhe median për t’iu treguar personalisht se si ecën puna në kompaninë e saj.

Kompania 99 LULE grumbullon dhe përpunon një sërë bimësh, rreth 20 prej tyre, të cilat kanë përdorime të ndryshme. Prandaj, furnizimi i vazhdueshëm me bimë mjekësore dhe aromatike (BMA) është me rëndësi kyçe për suksesin e kompanisë dhe për gratë fermere dhe grumbulluese që tashmë janë pjesë e rrjetit të 99 LULE.

Përveç mundësimit për ndajre të informatave lidhur me llojet e ndryshme të BMA-ve, metodave të grumbullimit dhe përpunimit, si dhe të përdorimit të tyre, dita e hapur ofroi mundësi për prezantim të kësaj industrie në rritje, por edhe mundësi për t’u dhënë më shumë njohuri nxënësve të pranishëm.

Aktiviteti i ditëve të hapura mbështetet nga PPSE.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *