Projekti Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE) në Kosovë i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës), Instituti Riinvest dhe PEM Consult ka për qëllim të ndihmoj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (në tekstin vijues NVM-të) të cilat operojnë në sektorë ekonomik konkurrues, ku politikat publike më mirë i përgjigjen nevojave të sektorit privat, dhe të siguroj punësim të rritur dhe qëndrueshëm për gratë dhe burrat. Partnerët kryesor nacional janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

PPSE përdor qasjen për Zhvillimin e sistemit të tregut (MSD), (më herët e njohur si Tregjet për të varfrit apo qasja M4P), që në mënyrë specifike fokusohet në facilitimin e tregut përmes modeleve të reja të biznesit për të siguruar ndryshim të shkallës së gjerë dhe të qëndrueshëm.

Rezultatet/objektivat e programit janë: 1) rritja e produktivitetit, të ardhura shtesë dhe gjenerimi i punësimit; 2) Ndikimi i mirë-krijuar dhe organizuar i politikës sektoriale të NVM; 3) Reduktimi i barrierave për gratë për të pasur qasje në punësim të qëndrueshëm përderisa fuqia e tyre vendim-marrëse është rritur.

Në sektorët e përzgjedhur, NVM-të rrisin produktivitetin e tyre dhe krijojnë të ardhura shtesë dhe punësimin, duke i mundësuar ofruesve të shërbimeve dhe furnizuesve që të zhvillojnë produkte të avancuara dhe të qëndrueshme (mallra dhe shërbime) dhe praktika prodhimi. Për më tepër, PPSE do të i mundësoj ofruesve të shërbimeve dhe furnizuesve që të ofrojnë procese të sistemit të tregut në zinxhirët e veçantë të vlerave.

Sa i përket qeverisjes së zhvillimit të sektorit privat, PPSE do të dizajnojë intervenime specifike me të cilat do të përkrah organizimin e brendshëm të NVM-ve dhe organizimin e sektorit në sektorët e përzgjedhur të projektit. Transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti janë parimet themelore të qeverisjes së mirë që fillimisht do të trajtohen për të synuar iniciativa advokuese dhe ndryshime të politikave.

Në nivelin e ndikimit ekziston një boshllëk i konsiderueshëm në punësim midis grave dhe burrave. Gratë në Kosovë paraqesin një burim të pashfrytëzuar, janë të nën-punësuara dhe të nën-përfaqësuara si pronare biznesi apo menaxhere. Për të zvogëluar pabarazinë gjinore dhe për të ofruar përfitim të barabartë për të dy gjinitë , rezultati nga Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe strategjia paraqesin gur themelin e qasjes. Si rezultat, qasja e avancuar në punësim dhe vendim marrje për gratë është çelësi i punësimi fitimprurës dhe të qëndrueshëm.

Në bazë të rezultateve të pritura, shtatëqind e pesëdhjetë NVM nga sektorët e zgjedhur rrisin produktivitetin e tyre dhe krijojnë të ardhura shtesë dhe punësimin. Prandaj programi ka për qëllim:

• Rritjen e të ardhurave neto prej CHF 1.900.000 nëpër sektorët e zgjedhur
• Krijimin e 800 vendeve të punës shtesë (me orar të plotë), 30% për gratë

Fillimisht programi fokusohet në dy sektorë kryesorë: sektorin e përpunimit të ushqimit (konkretisht përpunimin e pemëve dhe primeve dhe nën sektorët e produkteve pyjore jo nga druri) dhe sektorin e turizmit (të përqendruar në Kosovën perëndimore). Të dy sektorët ofrojë potencial të madh për përmirësime për punësim dhe shfrytëzim të aseteve përmes largimit të pengesave të zbuluara përmes analizës sonë të alfa deri te omega të sektorëve.

Projekti PPSE ka iniciuar fazën fillestare në tetor 2013. Faza e implementimit ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në nëntor 2017. Pilot intervenime janë implementuar për sektorin e turizmit dhe përpunimit të ushqimit. Veç kësaj, projekti ka themeluar fondin e mundësive – i cili shërben si instrument shtesë për të arritur rritje dhe krijuar punësim për ndërmarrësit e Kosovës. PPSE përdor kornizë të fortë të Monitorimit dhe Menaxhimit të Rezultateve (MRM) për të vendosur të dhëna bazë, siguruar cilësi të rezultateve, definuar indikatorët, vlerësuar ndikimin, dhe të siguruar të dhëna raportimit për çdo intervenim.

Projekt PPSE është programi i parë në Kosovë që përdor DCED (Komitetin e Donatorëve për Zhvillimin e Ndërmarrjeve) standardin për sigurimin e cilësisë. Integrimi i grave, qeverisja, dhe minoritetet si çështje të ndërlidhura janë kruciale në të gjitha intervenimet. Projekti do ti ndajë shënimet sipas etnive dhe një përpjekje e veçantë do të bëhet për të përfshirë NVM-të Serbe.

    tourism-sq
    Turizmi
    A sector with potential for growth and employment.

    Vijat malore si psh Bjeshkët e Nemuna në Perëndim të Kosovës, lejojnë që turistët të kenë eksperiencë të njëjtë sikurse në malet e Alpeve – dhe dallimi I vetëm është se destinacioni i Bjeshkëve të Nemuna është natyrë e paprekur. Qyteti i Pejës, gjendet në hyrje të grykës së Rugovës, dhe është qyteti më i madh I asaj pjese. Me pikën më të lartë në Kosovë atë të Gjeravicës me 2,656 metra lartësi, ky vend është destinacion ideal për zhvillimin e turi

    View more
    food-processing-sq
    Përpunimi i Ushqimit

    Kërkesa për pemë dhe perime të përpunuara është duke u rritur në Kosovë. Veçanërisht kërkesa për perime të përpunuara është në rritje nëpër zonat urbane. Megjithatë, shumica e furnizimit është nga importi, sepse përpunuesit vendorë ende nuk janë në nivel të konkurrueshmërisë për zëvendësim të importit, edhe pse gjithmonë preference shkon për produkte vendore. Treg i veçantë për firmat përpunuese është edhe eksporti, ku si synim janë marketet në BE m

    View more