March 24, 2014

Përpunimi i Ushqimit

Kërkesa për pemë dhe perime të përpunuara është duke u rritur në Kosovë. Veçanërisht kërkesa për perime të përpunuara është në rritje nëpër zonat urbane. Megjithatë, shumica e furnizimit është nga importi, sepse përpunuesit vendorë ende nuk janë në nivel të konkurrueshmërisë për zëvendësim të importit, edhe pse gjithmonë preference shkon për produkte vendore. Treg i veçantë për firmat përpunuese është edhe eksporti, ku si synim janë marketet në BE me prezencë të diasporës Kosovare. Potenciali për zgjerim në tregun vendor dhe atë të eksportit është mjaft i lartë. Për ta zbërthyer këtë potencial për rritje, përpunuesit duhet ti adresojnë disa problem lidhur me shumëllojshmërinë e produkteve, kualitetin e pasigurtë, prodhimin e ultë, dhe jo përdorshmërinë e kapaciteteve. Përvec përpunuesve të mëdhenj, ekzistojnë shumë biznese të vogla në Kosovë, të cilat janë në pronë të grupeve dhe asociacioneve të grave, e që prodhojnë produkte “shtëpiake”