December 13, 2017

Qeveria zvicerane vazhdon mbështetjen për nxitjen e punësimit në sektorin privat në Kosovë

Me 13 dhjetor 2017, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Bajram Hasani dhe Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë Zvicerane për krijim të punësimit në sektorin privat në Kosovë.

“Qëllimi kryesor i këtoj granti është krijimi i punësimit. Ne u zotuam që kjo marrëveshje të jetësohet. Shpresojmë që Qeveria Zvicerane ta vazhdojë ta përkrahë MTI-në dhe popullin e Kosovës” tha Ministri Hasani.

Me këtë marrëveshje, rreth 7 milionë franga zvicerane do të përdoren në katër vitet e ardhshme për të fuqizuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus të veçantë tek krijimi i punësimit. Ky qëllim është pjesë e mandatit të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat. Ky projekt është pjesë e përkrahjes së Qeverisë Zvicerane për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Projekti implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *