September 28, 2017

Roli kyç i grave në menaxhimin e fermave dhe proceset e ndërlidhura

Një grup prej dhjetë grash fermere nga Mamusha dhe fshati Napërbisht ndoqën një trajnim një-ditor për menaxhimin e fermave dhe praktikat më të mira bujqësore. Ndër temat kryesore që u diskutuan ishin koncepte si ndarja e punëve në fermë, praktikat e planifikimit, ujitja dhe ndërrimi i kulturave bujqësore.

Trajnimi u mbajt nga agronomja Edita Mahmuti, e cila udhëhoqëi diskutimin për ndarjen e njohurive ndërmjet fermereve. Ajo ofroi informacione të reja për aspekte me rëndësi të menaxhimit të fermes, si për shembull mbajtja e ditarëve. “Mbajtja e ditarëve është një mjet mjaft i dobishëm për fermeret, pasi aty shënohen të hyrat, shpenzimet, por edhe datat e transaksioneve dhe aktiviteteve bujqësore. Kjo gjë e bën planifikimin, por edhe jetën tuaj, më të lehtë” u tha Mahmuti pjesëmarrëseve në trajnim.

Zylfije Hoti, fermere nga Napërbishti, tregoi se si e bëjnë ndarjen e punëve të fermës në familjen e saj. “Gratë janë të përfshira në të gjitha fazat e menaxhimit të fermës, sidomos në mbjellje dhe korrje” tha ajo. Pjesëmarrëset në trajnim diskutuan për rolet e tyre në fermat familjare.

Trajnimi u organizua nga qendra grumbulluese Euro-Taç me mbështetje nga PPSE.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *