Rreth nesh

Qëllimi kryesor i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë është të sigurojë rritje të punësimit të qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë në Kosovë, që arrihet përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që veprojnë në sektorë ekonomikë gjithëpërfshirës dhe të mirëorganizuar.

Duke u mbështetur në rezultatet dhe mësimet nga Faza I e projektit (2014 – 2017), Faza II vazhdon angazhimin me zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës duke vënë theksin më shumë tek të rinjtë, gratë dhe minoritetet.

Fakte shkurt
Kohëzgjatja: Nëntor 2017 – Nëntor 2021
Buxheti: CHF 7,276 milionë
1,000 ekonomi familjare fermere shtesë përfshihen në bujqësi me bazë në kontrata
500 hektarë shtesë rrisin prodhimin
100 NMV ofrojnë shërbime dhe produkte të reja
300 NMV përdorin shërbime dhe kanale të shitjes të reja

Indikatorët
Pritjet për punësim me orar të plotë: 2,000 vende pune me orar të plotë
NMV-të rrisin të ardhurat neto me: CHF 3,800,000
NMV-të kanë rritur investimet në produkte dhe shërbime të reja me: CHF 5,000,000
Rritja e të ardhurave të rreth 5,000 grave dhe burrave të sapopunësuar me: CHF 9,600,000