December 1, 2017

Takim me palët e interesit për të biseduar rreth zhvillimit dhe startegjisë dhe ndryshimeve

Procesi pjesëmarrës që përfshin palë të interesit nga sektori rrit mundësitë për arritje të qëllimeve. Në përputhje me këtë qasje, me 29 nëntor 2017, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Swisscontact-it në Kosovë mblodhi një grup të palëve të interesit nga segmente të ndryshme të sektorit të përpunimit të ushqimit për të analizuar sfidat dhe mundësitë për diverisifikim të produkteve, plotësimit të kërkesës së konsumatorëve, kanalet e shitjes, objektivat e shitjes dhe aktivitetet që duhe për t’i arritur ato objektiva.

Gjatë sesioneve të paradites dhe pasdites, pjesëmarrësit diskutuan për tema të ndryshme që nga proceset teknologjike, shërbimet e marketingut, paketimi i produkteve, qasja në financa, panaire dhe takime mes biznesesh, tek kërkesat specifike dhe certifikimet për tregje të eksportit, mungesa e informacionit për kërkesat e tregjeve të eksportit dhe aspektin operacional. Pjesëmarrësit diskutuan ide se çfarë mund të bëjnë palët e përfshira për të nxjerrë më të mirën nga këto sfida dhe mundësi të identifikuara për t’i kontribuar suksesit të të bizneseve të tyre.

Idetë dhe rezultatet nga sesione do të integrohen në strategjinë më afatgjatë të PPSE-së për sektorin e përpunimit të ushqimit dhe përbërësve natyralë.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *