Tryezë e rrumbullakët me aktorët e sektorit të tregtuesve të inputeve bujqësore

Shoqata e Tregtuesve të Inputeve Bujqësore - SHTIB - ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me aktorët e këtij sektori. Tryeza e rrumbullakët është paraparë të jetë platformë për të diskutuar rreth situatës aktuale dhe sfidave në këtë sektor.

Tryeza e rrumbullakët është pjesë e marrëveshjes së partneritetit mes SHTIB dhe PPSE që synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave ekzistuese në mënyrë që fermerët të marrin vendime të mirë-informuara, të përfitojnë nga mundësitë e tregut dhe të menaxhojnë ndryshimet e vazhdueshme në sistemin e tyre të prodhimit, si dhe të forcohet shoqata.