Turizmi

Intervenimet në këtë sektor synojnë t’i kontribuojnë direkt rritjes së numrit të turistëve që kalojnë më shumë kohë dhe shpenzojnë më shumë në destinacion, gjë që rezulton në rritje të të ardhurave dhe të punësimit. Këto intervenime synojnë të zhvillojnë produkte të reja në të gjithë Kosovën, të përmirësojnë atraksionet turistike, të intensifikojnë promovimin e turizmit ndërkombëtarisht dhe të ofrojnë trajnime afatshkurtra për profesione specifike në fushën e turizmit.