Krijojmë vende pune dhe mundësi
Intervenimet në këtë sektor lehtësojnë dhe mbështesin mundësitë në sektorët e frutave dhe perimeve të freskëta dhe të përpunuara, bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe sektorit të konditorisë. Këto intervenime synojnë të përmirësojnë gamën dhe diversifikimin e produkteve, të përmirësojnë konkurrueshmërinë e akterëve në treg; të zhvillojnë shërbimet e marketingut dhe certifikimeve, të prëmiësojnë promovimin dhe shitjen e produkteve në segmente lokale dhe të nxisin eksportin.
Lexo më shumëIntervenimet në këtë sektor synojnë t’i kontribuojnë direkt rritjes së numrit të turistëve që kalojnë më shumë kohë dhe shpenzojnë më shumë në destinacion, gjë që rezulton në rritje të të ardhurave dhe të punësimit. Këto intervenime synojnë të zhvillojnë produkte të reja në të gjithë Kosovën, të përmirësojnë atraksionet turistike, të intensifikojnë promovimin e turizmit ndërkombëtarisht dhe të ofrojnë trajnime afatshkurtra për profesione specifike në fushën e turizmit.
Lexo më shumëFondi i Mundësive për Bashkëinvestim është një mekanizëm shtesë për bashkëinvestim që nxit rritjen e qëndrueshme të sektorit privat përmes zgjerimit dhe investimeve. Kjo mbështetje nxit krijimin e vendeve të reja të punës, edhe për të rinj dhe gra, duke testuar ide inovative në sektorët ku punon PPSE-ja. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sjellë ndryshime sistemike brenda kompanive.
Lexo më shumëFondi për Gjithëpërfshirje Sociale është një instrument i ri për të mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat për komunitetet minoritet dhe grupet e tjera të margjinalizuara, me fokus të veçantë tek gjithëpërfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Këto fonde janë instrument në kuadër të projektit dhe janë të ndërlidhura ngushtë me aktivitete të dizajnuara sipas nevojës dhe që krijojnë dhe i kontribuojnë mundësive ekonomike dhe mbështesin punësimin e komuniteteve minoritet dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.
Lexo më shumëPërmes bashkëpunimit më të fundit ndërmjet Komunës së Pejës dhe projektit Promovimi i Punës
Hapësira të reja akomoduese dhe argëtimi pranë Via Ferrata Berim për të përmirësuar më tej o
Më 23 - 25 mars 2021, një grup prej rreth njëzet agjencish dhe operatorësh turistikë nga S
Swisscontact është fondacion i pavarur për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ndërkombëtar. Organizata është e përfaqësuar në 36 vende me më shumë se 1,400 punëtorë. Që nga viti 1959, organizata promovon zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.
Rr. Sylejman Vokshi No. 42.
10000 Prishtinë
Kosovë
Telefon: +383 (38) 220 403
Email: [email protected]
Regjistrohuni këtu për të rejat më të fundit