Partneritet për të përmirësuar ofertën e turizmit në Zubin Potok

 Hapësira të reja akomoduese dhe argëtimi pranë Via Ferrata Berim për të përmirësuar më tej ofertën e turizmit në Zubin Potok.

 Pas mbështetjes disa vjet më parë për të hartuar shtigjet e Via Ferrata-s Berim dhe trajnimin e udhërrëfyesve dhe ekipeve të shpëtimit, partneriteti ndërmjet iniciativës së turizmit Outdoor In dhe projektit Promovimit i Punësimit në Sektorin Privat të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim vazhdon edhe në 2021 .

 Me marrëveshjen e saponënshkruar të partneritetit, Outdoor In do të finalizojë hapësirat për akomodimin dhe argëtim në Kampin Berim, që do të ndërtohen me materiale natyrore si guri dhe druri. Këto hapësira do të sigurojnë qasje më të lehtë për turistët, do të shërbejnë si një zonë për të mbajtur trajnime të udhërrëfyesve të rinj dhe ekipeve të shpëtimit, për të organizuar gara sportive, kampe rinore verore dhe aktivitete të tjera. Kjo do ta përmirësojë ofertën turistike të Zubin Potok, veçanërisht të Via Ferrata-s Berim, që është edhe atraksioni më i rëndësishëm turistik në këtë pjesë të Kosovës.