Kërko faqen

Destinations - Into the land of bears

 Në hyrje të Prishtinës, kryeqytetit të shtetit më të ri, Kosovës, Pylli i Arinjve Prishtina është një lokacion i përqafuar nga Natyra, ku 20 arinj kanë gjetur mbrojtjen dhe lirinë pas shumë vitesh abuzimi dhe mbylljes në kafaz. Kjo është historia e tyre.

FRANCESCA MASOTTI | 15 shtator 2021

NJË STREHË PËR ARINJTË

Të fshehur mes 16 hektarëve të pyllit pranë fshatit Mramor, rreth njëzet kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, njëzet arinj jetojnë atje të pashqetësuar. Ata nuk duan të tërheqin vëmendjen: një sjellje që është mjaft e kuptueshme duke pasur parasysh se kanë kaluar vite nën shikimin e dhjetëra e dhjetëra njerëzve ndërsa janë mbyllur në një kafaz për të dhënë shfaqje për ta. Deri në vitin 2010 në Kosovë, disa restorante mbanin arinjtë në robëri, së bashku me kafshë të tjera të egra, për të tërhequr klientë. Një praktikë që konsistonte në kapjen e kafshëve në pyjet e vendit dhe në Shqipërinë e Veriut, shpesh duke i larguar nga nënat e tyre, duke i lidhur me zinxhirë dhe duke i poshtëruar për të argëtuar spektatorët. Më në fund, në vitin 2010 hyri në fuqi ligji që u ndalonte individëve të mbanin arinj apo kafshë të tjera. Në përputhje me këtë reform, organizata ndërkombëtare Four Paws i propozoi qeverisë së Kosovës që të krijonte një hapësirë të përshtatshme ku arinjtë të jetonin të lirë. Kështu lindi Pylli i Arinjve në Prishtinë, një ide e organizatës austriake për mbrojtjen e kafshëve “VIER PFOTEN”. Ky vend nuk është kopsht zoologjik: edhe pse për arsye të qarta sigurie ka rrethoja, Pylli i Arinjve është një hapësirë e madhe e gjelbër brenda një pylli ku arinjtë jetojnë në paqe dhe nën përkujdesin dhe mbikëqyrjen e ekipit dhe vullnetarëve. Për shkak të abuzimit të pësuar gjatë viteve të robërisë, disa prej këtyre arinjve vuajnë nga çrregullime psikologjike dhe probleme të sjelljes që nuk i lejojnë ata të kthehen për të jetuar në natyrë. Pasi bashkëjetesës së veshtirë për shumë vite me qeniet njerëzore, ata janë bërë tashmë të varur prej tyre: nëse do të liheshin të lirë, jo vetëm që do të rrezikonin të mos mbijetonin, por edhe të shkonin në zona të banuara dhe të rigrabiteshin, plagoseshin ose vriteshin ose të lëndonin njerëzit, duke u bërë kështu të rrezikshëm për veten dhe të tjerët.

NË PYLLIN E PAPREKUR

Në Pyllin e Arinjve të Prishtinës këto kafshë më në fund kanë mundësinë të sillen natyrshëm: rrethojat e mëdha janë të strukturuara në atë mënyrë që të riprodhojnë mjrdisin e natyrshëm ku ato kanë lindur, pra mallet e Kosovës dhe të Shqipërisë së Veriut, duke u ofruar mjaftueshëm hapësirë që të lëvizin dhe çlodhen, aty kanë pemë dhe struktura druri për t’u ngjitur si dhe pellgje me ujë për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Pylli I Arinjve po ashtu u ka krijuar kushte për gjumin letargjik të dimrit, një moment ky I rëndësishëm në ciklin e përvitshëm natyror të aktivitetit të tyre (edhe pse në fakt arinjtë hyjnë në gjendje plogështie dhe jo letargjie të plotë në muajt e ftohtë).  Teksa ecën nëpër shtigjet special të krijohet përshtypja se po e imagjonon jetën e përditshme të arinjve që jetojnë të lirë në pyje. Në fakt, kafshët nuk ekspozohen (vetë ato vendosin, si t’u thotë instikti, se kur duan që t’i shohin), por edhe kontakti me veterinerët dhe kujdestarët limitohet rreptësisht vetëm në aktivitete të kujdesit dhe ndërtimit të besimit dhe nuk lejohen shfaqjet e ushqimit, as vizitorëve nuk u lejohet t’I ushqejnë arinjtë dhe as ndonjë kontakt direkt ndërmjet arinjve dhe njerëzve. Qëllimi? Të krijohen kushte për t’u mundësuar arinjve të shprehin sjellje specifike në ndërveprimet e tyre me njëri-tjetrin dhe mjedisin.

NJË SHTËPI E RE

Një nga specifikat e Pyllit të Arinjve është se kafshët janë të angazhuara dhe ndjehen sikur të jetojnë në natyrë: pas shumë vitesh robërie nëpër kafazë, arinjtë i kanë shtypur shumë nga tiparet e kafshëve të egra. Kështu, për t’i inkurajuar që të sillen natyrshëm, ata stimulohen dhe nxiten që të zhvillojnë shqisat: për shembull, ushqimi fshihet në vende të caktuara dhe janë vendosur platforma druri që të ngjiten dhe të rifitojnë besimin në aftësitë e tyre dhe të shërohen nga trauma e pësuar. “Për të kuptuar më mirë trajtimin që kanë marrë këto kafshë, mjafton të shikojmë shembullin e Kasandrës, ariut të parë të shpëtuar nga robëria dhe të adoptuar nga Pylli i Arinjve Prishtinë. Pronari i restorantit e ka mbajtur në robëri për shumë vite dhe kur mësoi ligjin për ligjin që kishte hyrë në fuqi, e braktisi restorantin dhe e la ariun të mbyllur brenda një kafazi në kopsht. Shpesh ndodhte që fëmijët të shkonin atje dhe të hidhnin guralecë, duke dëmtuar kështu ariun, dhe ushqimi i vetëm ishin mbeturinat nga kalimtarët. Kassandra kishte humbur një pjesë të lëkurës së saj, por pas shërimit dhe trajtimit të duhur, lëkura iu rikthye shkëlqyese. Detyra jonë kryesore është të kujdesemi për shëndetin - jo vetëm fizik, por edhe mendor, të këtyre kafshëve, për pjesën e mbetur të jetës së tyre”, shpjegon Afrim Mahmuti që është përgjegjës për këtë qendër. Tregimi i Kassandras është nja nga 20 tregimet e këtyre arinjve që jetojnë këtu, që bashkë me anekdota të tjera rreth karakterit dhe preferencave të tyre për ushqim rrëfehen në panelet e vendosura përgjatë itinerarit. Pylli i Arinjve Prishtina ka edhe një restorant vegjetarian ku vizitorët mund të shijojnë ushqime me “përbërës nga 0 km”, një dyqan, fitimet e të cilit shërbejnë për mirëmbajtjen e arinjve, një shteg të ri brenda pyllit që ka një park argëtues me shpella, labirinte, kodër të milingonave, rrjeta, çerdhe zogjsh dhe panele me informata, që janë dizajnuar për t’i përfshirë edhe më shumë vizitorët, që është zhvilluar nga fondacioni zviceran Swisscontact, i cili promovon sektorin e turizmit në Kosovë. Po ashtu ka edhe një qendër edukative, Thesaret e Natyrës ku organizohen aktivitete kulturore për fëmijët që t’u shpjegohet jeta e arinjve dhe historia e habitatit të tyre. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për të përfunduar vizitën në Pyllin e Arinjve, për t’ edukuar të rriturit e ardhshëm që të respektojnë mjedisin dhe të gjitha kafshët që banojnë në të.