Fillon shpërndarja e fidanëve të perimeve në Kosovë

Këtë javë, qendra e grumbullimit Agro Celina filloi me shpërndarjen e fidanëve të perimeve tek fermerët e kontraktuar.

Robert Skeli, familja e të cilit zotëron një serë në fshatin Novosellë në Gjakovë, ka marrë 10,000 fidanë për tranguj. "Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin me Agro Celina dhe cilësinë e fidanëve," thotë ai. Në fakt, ky është viti i dytë që Roberti dhe familja e tij bashkëpunojnë me Agro Celinën. Sipas tij, ia vlen të marrin fidanë cilësorë dhe të gatshëm për mbjellje. "Nuk është e lehtë të prodhosh fidanë të perimeve me cilësi të lartë," thotë ai. "Plus, çmimi është i arsyeshëm dhe duke pasur parasysh situatën e krijuar nga COVID-19, Agro Celina na ka mundësuar që t’i paguajmë fidanët me prodhimin tonë." Robert u ka rekomanduar edhe fermerëve të tjerë të bëhen pjesë e rrjetit, pasi "padyshim se ia vlen".

Fidanët e perimeve që Agro Celina po shpërndan tek fermerët e vet të kontraktuar, janë prodhuar nga fidanishtja e specializuar Fidanishtja e Godancit. Ky aktivitet u mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat.

Fehim Rexhepi, nga Agro Celina thotë, "Këtë vit, situata me fermerët e kontraktuar është shumë më e mirë dhe fidanët janë të një cilësie edhe më të lartë."

Shpërndarja e fidanëve të perimeve do të vazhdojë në maj.