Gratë afariste nga Kosovë eksplorojnë trendet globale në Biofach

Panairet janë vend i mirë për të eksploruar trended e industrisë, për rrjetëzim dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm mbi bazën e informatave të mira. Kjo ishte përvoja e Blerinda Veliut nga Agroflorentina, kompani që merret me bimë mjeksësore dhe aromatike, e cila ishte në Biofach, panairi kryesor botëror për ushqime organike që mbahet çdo vit në Gjermani.

Në këtë panair, Blerinda u takua me shumë klientë të mundshëm që përdorin BMA dhe produkte pyjore jodrusore si lëndë të parë për produktet e tyre. Frymëzimi është një përfitim tjetër që ajo mori me vete. “Më bëri përshtypje prezantimi vizual i kompanive. Bazuar në informacionin e marrë atje, besoj se edhe ne do të aplikojmë ndryshime në pamjet vizuale të kompanisë sonë dhe vitin e ardhshëm do të shohim të marrim pjesë si ekspozues në panaire të ngjashme" tha ajo.

Agroflorentina, 99 Lule, Agroshqiponja, Biofruti dhe Bliff janë pesë kompani nga sektori i BMA dhe PPJD të drejtuara nga gratë që vizituan Biofach 2020 për herë të parë. Kjo vizitë u mbështet nga projekti PPSE i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes aktivitetit të fokusuar në mbështetjen për gratë afariste nga ky sektor që ato të kenë mundësi të eksplorojnë trendet globale të prodhimit organik.