Kosova në panairin kryesor të turizmit në Turqi

Në datat 30 janar - 2 shkurt 2020 Kosova prezanton ofertën e saj të turizmit për mijëra profesionistë të industrisë së turizmit, të cilët vizitojnë ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor, që mbahet çdo vit në Stamboll.

Fibula, Fluturime (Gears Up Solutions), Outdoor Kosova, Max Travel, Seraphine Plaza, Hotel Sharri, Four Season, Bushati Old House, City Hotel, Kamp Karagaq dhe Hotel Dukagjini janë bizneset e ndërlidhura me turizmin që marrin pjesë në EMITT si ekspozues për të promovuar ofertat e tyre individuale dhe Kosovën si destinacion.

Si një nga katër ekspozitat më të mira të turizmit në të gjithë botën, EMITT tërheq profesionistë të industrisë dhe turistë nga e gjithë bota, në kërkim të mundësive të reja dhe emocionuese të udhëtimit nga destinacionet dhe kompanitë e shërbimeve të udhëtimit. Ekspozita është platformë e dobishme që ofron mundësi të reja biznesi dhe bashkëpunimi për sektorët turistikë dhe globalë të udhëtimit.