Krijimi i mundësive të reja për fermerët nga minoritetet

Po zgjerohet kultivimi organik i bimëve mjekësore aromatike (BMA) përmes një qendre të re grumbullimi që do të krijohet në fshatin Livaxhë.

Ismajl Butiq, pronari, ka një vizion të qartë: të mbështesë fermerët vendas të kalojnë nga të kulturat tradicionale në këtë aktivitet të ri fitimprurës, të zgjerojë numrin e kultivuesve që kryesisht vijnë nga komunitetet rome dhe serbe, si dhe të krijojnë mundësi të reja tregu për ta. Në fakt, Butiq do të punojë edhe me Agroproduct, një nga kompanitë lidere në sektorin BMA-ve në Kosovë.

PPSE po e mbështet qendrën e re të grumbullimit me një tharëse për BMA dhe me certifikimin e tokës për kultivim organik.