Kontaktoni me ne

+383 (38) 609 403

Kërko faqen

MADE IN THE BALKANS: BLIFF ORGANIK, ISTOG, KOSOVË

 4 tetor 2021

Made in the Balkans vazhdon me prezantimin e produkteve të artizanëve, dizajnerëve, artistëve dhe bizneseve të vogla në gadishullin ballkanik dhe takimi i sotëm i dedikohet Bliff Organik, një ndërmarrje e vogël familjare në Istog, Kosovë, e themeluar nga Erblina Avdijaj bashkë me motrat e saj Fitore dhe Fatbardha.

Më trego diçka për veten, kush je?

Quhem Erblina dhe së bashku me dy motrat e mia, jemi nga Istogu, një qytet në Kosovën perëndimore. Ne kemi krijuar Bliff Organik. Së bashku me dy motrat e mia i kemi pasion bimët aromatike - një pasion që na është përcjell♪7 që kur ishim fëmijë nga babai ynë i cili njëzet vjet më parë krijoi kompaninë Agroprodukt, një kompani që shet produkte gjysëm të gatshme, ne vendosëm të krijojmë Bliff Organik. Ky është një brend kosovar që sjell në treg çaj nga bimët mjekësore dhe aromatike.

Cila është filozofia prapa Bliff Organik?

Filozofia e Bliff Organik është që të prodhojë çajrat më të mira të mundshme duke ruajtur aromën dhe cilësinë e përbërësve të përdorur. Çdo fazë e zinxhirit të prodhimit është thelbësore për të marrë një produkt përfundimtar të shkëlqyer: përbërësit rriten në Kosovë, sipas standardeve të larta organike, bimët dorëzohen të freskëta në kompaninë "Agroprodukt", ku ato kalohen në tharëset e tyre përkatëse që ta ruajnë aromën dhe ngjyrën origjinale të produktit. Bimët gjithashtu përpunohen dhe pastrohen me makineritë më të sofistikuara dhe më pas dërgohen në Bliff, ku secila barishte përpunohet për t'u transformuar në çaj.

Cilat produkte i kultivoni dhe shisni?

Linja jonë përbëhet nga 8 lloje çaji: mentë, kamomil, çaj me fruta mali, çaj mëllage, çaj mali, çaj të gjelbër, hibiscus, pjeshkë dhe kajsi. Këtë vit ne gjithashtu nxorëm në treg një linjë të kushtuar ekskluzivisht bimëve mjekësore aromatike të pasura me efekte të dobishme për shëndetin tonë: të hithrës, mëllgës, shtogut, kalendulës, sherebelës, çajin “Relax” dhe çajin e përzier.

A janë të gjithë produktet bio të prodhuara në Kosovë?

Produktet tona janë të gjitha të certifikuara nga Albinspect - Bio Inspecta me standardet ekuivalente BIO sipas dispozitave të rregullores evropiane 834/2007. Kur filluam linjën tonë të çajit në treg, ne ishim të parët në vend që i plotësuam këto standarde. Të gjitha produktet tona janë rritur në Kosovë, me përjashtim të shumë pak përbërësve të cilët, për shkak të kushteve klimatike, nuk gjenden këtu.

A ka ndonjë produkt për të cilin jeni posaçërisht krenare?

Produkti im i preferuar është çaji “Relax”, një çaj relaksues me aromë shumë të këndëshme që ndihmon në qetësimin e mendjes dhe relaksimit të trupit. Paketimi ynë “Çfarë çaji je me pi” përmban 10 lloje të çajit në filter: kamomil, mentë, fruta pylli, mëllagë, të gjelbër, çaj “Relaks”, kalendulë, sherebelë dhe shtog dhe ky është produkti për të cilën jam më shumë krenare: u lejon adhuruesve të vërtetë të çajit të zgjedhin nga më të mirat që ne prodhojmë.

A ka ndonjë produkt në veçanti që përfaqëson Kosovën dhe pse?

Për mua, produktet që përfaqësojnë mbi të gjitha vendin tim janë çaji i malit dhe çaji i blirit: aroma e tyre e veçantë më kujton shtëpitë e gjyshërve të mi që tradicionalisht pinin çaj të freskët jo vetëm për të kuruar sëmundjet sezonale, por edhe për kënaqësinë personale.

Ku mund t’i gjejmë produktet tuaja?

Produktet e Bliff Organik shiten në dyqane të ndryshme, në farmaci dhe supermarkete në Kosovë. Këtë vit kemi eksportuar disa nga çajrat tanë edhe në Gjermani dhe nuk do të ndalemi këtu. Adrersa jonë ëhstë Rruga Rudina 135, 31000 Istog, por mund të na përcillni edhe në Facebook, Instagram, në uebfaqen tonë www.blifforganic.com, të na shkruani email në [email protected] ose të na telefononi në +383 (0) 49 886 111.