Nis puna për zhvillimin e strategjisë së turizmit të Kosovës

 Më 4 nëntor 2020, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e Kosovës mbajti virtualisht takimin fillestar për hartimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit të Kosovës. Ky takim pati për qëllim të përgatisë hapat e radhës në përputhje me trendet globale të zhvillimit të turizmit pas krizës së shkaktuar në mbarë botën nga pandemia e COVID-19.

 Për këtë, MTI mbështetet nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Eksperti për turizëm nga Swisscontat, Christian Pallmer, prezantoi për pjesëmarrësit detaje të modelit zviceran të St. Gallen-it për menaxhimin e destinacionit. Gjatë takimit, Pallmer-i vuri theksin tek njohja e mirë e sjelljes së turistëve, tek përvojat lokale dhe sociale, digjitalizimi, grupmoshat e ndryshme të turistëve dhe specifika të praktikës së turizmit të qëndrueshëm. "Perspektiva e zhvillimit të turizmit duhet të mbështetet tek njohja e rrjedhave të vizitorëve" tha ai.

 Përfaqësuesi i MTI-së Irfan Lipovica tha se këtë herë, pjesëmarrja e komunave si palë interesi në zhvillimin e strategjisë së turizmit është me rëndësi kyçe, krahas me mbështetjen që do të ofrohet nga ekspertët zviceranë