Raport i ri që vlerëson Skemën e Mbështetjes së Bujqësisë në Kosovë

"Bujqësia është një nga sektorët e rrallë në Kosovë që ka një strategji, edhe pse është strategji e gjerë me objektiva të përgjithshme për zhvillimin e sektorit të agro-ushqimit." Kjo ishte një nga gjetjet e vlerësimit "Skemat e Mbështetjes së Bujqësisë në Kosovë".

Gjetja kryesore e raportit thekson mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisin e zonave rurale për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe diversifikimin e mundësive dhe punësimit. Një nga rekomandimet kryesore është që programet mbështetëse nëpër zinxhirët e vlerës duhet të analizohen plotësisht për të parë a i shërbejnë qëllimit dhe që programet e subvencioneve dhe granteve duhet të koordinohen për ta plotësuar zinxhirin e vlerës.

Fokusi i veçantë i këtij vlerësimi ishte tek sektorët e frutave, perimeve dhe bimëve mjekësore aromatike për të identifikuar çështjet aktuale në skemat mbështetëse, për të vlerësuar efikasitetin e programit aktual të subvencioneve dhe për të identifikuar e hartuar ndërhyrjet e mundshme që mund të përmirësojnë ndikimin e këtyre skemave mbështetëse.

Lexoni raportin e plotë këtu: https://bit.ly/2SZugNP