Raporti për hulumtimin e ofertës turistike në Kosovë zbulon të dhënat paraprake për efektin e COVID-19

Në vitin 2019 u shënua rritje e konsiderueshme e sektorit të turizmit në Kosovë, siç tregohet nga shifra të tilla si mbi 14% e rritjes së normës së xhiros që barazohet me rreth €218 milion ose një rritje prej 8% e punësimit që arrin në mbi 12,000 punëtorë.

Sidoqoftë, tronditja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar drejtpërdrejt në të gjithë progresin e arritur. Për shembull, gjatë bllokimit total, njësitë akomoduese ishin mesatarisht të mbyllura plotësisht për rreth 100 ditë dhe restorantet për 84 ditë. Vlerësohet se qarkullimi i sektorit të turizmit në vitin 2020 ka rënë me rreth 50%, me humbje të llogaritura deri në €110 milion 

Ky informacion rrjedh nga gjetjet e raportit të tretë vjetor "Oferta Turistike" nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat. Raporti bazohet në një shqyrtim gjithëpërfshirës të ndërmarrjeve të turizmit në Kosovë. Për vitin 2019, u intervistuan një numër rekord i rreth 500 NVM-ve të turizmit, përfshirë rreth 250 restorante dhe mbi 170 subjekte akomoduese. Edhe pse hulumtimi kishte të bënte me rritjen e sektorit në 2019, studimi mblodhi informacione shtesë për të kuptuar më mirë ndikimin e COVID-19 në 2020.

Raporti i "Ofertës Turistike" që PPSE nxjerr çdo vit për të përshkruar ndryshimet në sektorin e turizmit, si një nga sektorët focus projektit, është burim i vlefshëm për politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve të turizmit dhe palët e tjera të interesit kur bëhet fjalë për proceset e planifikimit strategjik dhe vendimmarrjen në përgjithësi.

Lexoni raportin e plotë këtu: https://bit.ly/2M04wQK