Shfrytëzimi i të dhënave për të përcaktuar hapat e ardhshëm strategjikë në bujqësi

Cilët mund të jenë tani sektorët dhe nën-sektorët strategjikë bujqësorë në Kosovë? Si munden grantet dhe subvencionet t'i shërbejnë një qëllimi të orientuar nga rezultatet? Çfarë mund të bëjnë më shumë shoqatat e sektorit për të avokuar dhe për të sjellë ndryshimin e dëshiruar? Këto ishin ndër pyetjet e shtjelluara sot gjatë një punëtorie ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave nga sektori i bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatave donatore. Të dhënat e mbledhura deri në gjysëm e një studimi të mbështetur nga PPSE do të analizohen për të informuar diskutimet e vazhdueshme lidhur me dobësitë ekzistuese, idetë për progres të mëtejshëm dhe rekomandimet që mund të përkthehen në strategji specifike për zhvillimin e sektorit. Seminari u organizua nga Instituti Riinvest.