Sigurimi i vazhdimësisë dhe sigurisë së prodhimtarisë së perimeve në Kosovë

Më pak se një vit nga fillimi i operacioneve të veta, prodhuesi i parë i specializuar i fidanëve të perimeve në Kosovë - Agro Bora - është i gatshëm të shpërndajë 400,000 fidanët e parë tek fermerët më të mëdhenj të kontraktuar që kanë sera.

Agro Bora ka punuar me kapacitete të plota dhe gjenerata e parë e fidanëve për domate, tranguj dhe speca që mund të mbillen tani menjëherë është gati për të arritur tek destinacioni i vet: 25 fermerë më të mëdhenj në 9 rajone të Kosovës.

Ky objekt i ri i fidanëve është një arritje e rëndësishme për krijimin e një prodhimi të qëndrueshëm të fidanëve në vend dhe zgjerimin e vazhdueshëm të sistemit të kontraktuar të bujqësisë, i cili rrit sigurinë financiare të fermerëve.

"Ne kemi kapacitetin për të prodhuar të paktën dhe 600,000 fidanë të tjerë, gjë që po planifikojnë ta bëjmë," thotë Flamur Syla, pronar i Agro Bora-s, misioni i të cilit është të sigurojë fidanë të perimeve të shëndetshme për fermerët në Kosovë dhe të bëhet model në rritjen e agrobiznesit.

Objekti i ri i specializuar për fidanë është bashkëfinancuar nga Agro Bora dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përmes projektit Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat (PPSE).