Trajnim online për gratë fermere të bimëve mjekësore aromatike

Në periudhën maj-qershor 2020, 27 gra fermere nga rrjeti i pesë kompanive po ashtu nën pronësi dhe menaxhim të grave, ndoqën trajnimin “Kultivimi i bimëve mjekësore aromatike dhe menaxhimi i fermës”. Programi i trajnimit përmbante informata praktike dhe këshilla për kultivimin organik dhe certifikimin e bimëve mjekësore organike.

Nisur nga situata me COVID-19, trajnimi u realizua tërësisht përmes platformës Viber. Kjo platformë u zgjodh për shkak të lehtësisë së përdorimit nga gratë fermere. Materiali i trajnimi u zhvillua në formatin 20 e videove të shkurtra, teksteve dhe posterave elektronikë. Tematika e videove përfshinte standardet e bujqësisë organike, aspekte të ndryshme të punës dhe këshilla për kultivimin e bimëve specifike. 

“Videot ishin shumë të qarta dhe bash në kohën e kultivimit kur duhet të menaxhojmë parcelat organike. Ishte mënyrë shumë interesante e trajnimit, sepse tani të gjithë materialin e kemi në mobil dhe mund ta shfrytëzojnë sa herë të na duhet. Është sikur ta kesh trajnerin në mobil” tha Havushe Bunjaku Bajrami, pronare e kompanisë 99 Lule. Gjashtë fermere të rrjetit të 99 Lule dhe anëtarët e familjeve të tyre përcollën trajnimin. 

Trajnimi u organizua nga Shoqata ORGANIKA me mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projekti PPSE Swissctontact.