Kontaktoni me ne

+383 (38) 609 403

Kërko faqen

Turne në Kosovë për agjencitë turistike nga Shqipëria

 Më 23 - 25 mars 2021, një grup prej rreth njëzet agjencish dhe operatorësh turistikë nga Shqipëria po vizitojnë disa nga atraksionet kryesore në Kosovë n kuadr e një udhëtimi familjarizues të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK).

 Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndajë përvojë dhe njohuri të dorës së parë për disa nga atraksionet kryesore turistike të Kosovës: peisazhet natyrore, pikat historike dhe qytete dhe krijimin e partneriteteve të biznesit midis operatorëve nga të dy vendet. "Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit tonë me homologët në Shqipëri. Përveç prezantimit të ofertës sonë, një pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti është krijimi i bashkëpunimit më të mirë midis agjencive - turizmi ka nevojë për bashkëpunim" tha Baki Hoti, Presidenti i UTK.

 Atraksionet natyrore të rajonit të Pejës, historia e Prekazit, monumentet përreth Prishtinës, Pylli i Arinjve, akomodimet në Gjilan dhe atraksionet e Brezovicës dhe Prizrenit janë pikat kryesore në agjendën tre-ditore, që është në përputhje me të gjitha protokollet e Udhëtimit të Sigurt (Safe Travels).

 Udhëtimi mbështetet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat përmes bashkëpunimit me UTK.